LAJMI I FUNDIT:

Ministri Abdixhiku prezanton projektet para përfaqësuesit të Bankës Botërore

Ministri Abdixhiku prezanton projektet para përfaqësuesit të Bankës Botërore

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim drejtoreshën rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder, bashkë me përfaqësuesit e zyrës së këtij institucioni në Kosovë.

Abdixhiku dhe Gelder diskutuan për projektet e përbashkëta që janë në zbatim e sipër dhe ato që mund të gjejnë zbatim në të ardhmen.


“Abdixhiku shpalosi edhe prioritet e qeverisjes për fushat që mbulon ministria që ai drejton. Mes të tjerash, theksoi vendosmërinë e tij për të përfunduar projektet madhore infrastrukturore të cilat janë në proces e sipër ndërsa tha se vëmendje të veçantë do t’i kushtojë mbrojtjes së mjedisit. Përfaqësuesit e Bankës Botërore, shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin dhe dhënien e ndihmës profesionale, në realizim të projekteve të mira për Kosovën”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/