LAJMI I FUNDIT:

Ministrat e PDK-së mungojnë në sallën e Qeverisë

Ministrat e PDK-së mungojnë në sallën e Qeverisë

Derisa së shpejti pritet të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës, në sallë kanë hyrë vetëm ministrat e LDK-së por jo edhe ata të PDK-së.

Po ashtu në këto momente kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i Kuvendit, Kadi Veseli po mbajnë një takim në kabinetin e kryeministrit.


Mbledhja ishte paraparë të fillojë në ora 10:00. /kp/

Fotografia: ILUSTRIM