LAJMI I FUNDIT:

Ministrat e Financave të G20-së miratojnë krijimin e kornizës për uljen e mbetjeve plastike në oqean

Ministrat e Financave të G20-së miratojnë krijimin e kornizës për uljen e mbetjeve plastike në oqean

Pjesëmarrësit në takimin ministror të vendeve të 20 vendeve më të pasura janë pajtuar të krijojnë një kuadër ndërkombëtar për marrjen e masave vullnetare për të pakësuar ndotjen plastike në oqean.

Çdo vend anëtar i G20-së ka pranuar të raportojë lidhur me përparimin e bërë në zbatimin e këtyre masave për të zgjidhur këto çështje.


Sipas të dhënave të OKB-së, çdo vit prodhohen rreth 300 milionë tonë mbeturina plastike, afro 8 milionë tonë nga të cilat përfundojnë në oqeane, përcjell Telegrafi.

Zyrtarët e financave të G20-së: Rreziqet e tregtisë botërore po intensifikohen
Lexo po ashtu Zyrtarët e financave të G20-së: Rreziqet e tregtisë botërore po intensifikohen

Po ashtu, ministrat e Financave dhe shefat e bankave qendrore të këtyre vendeve kanë thanë që rreziqet nga tregtia dhe tensionet gjeopolitike po intensifikohen.

Ekonomitë më të mëdha të botës kërkojnë që gjigantët e internetit si Google apo Facebook të paguajnë një barrë më të drejtë fiskale.

Qeveritë e G20-së kërkojnë tatimin e gjigantëve të internetit
Lexo po ashtu Qeveritë e G20-së kërkojnë tatimin e gjigantëve të internetit

Të mbledhur në Japoni, këta zyrtarë deklaruan njëzëri se kompanitë shumëkombëshe të botës virtuale po shfrytëzojnë të metat e sistemeve financiare për të shmangur taksat. /Telegrafi/