Para disa muajsh, një nga agjencitë e mëdha botërore citoi në kushtet e anonimatit një diplomat të huaj teksa thoshte se në Evropën Perëndimore, takimet me njerëzit e Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë janë shumë të sikletshme, pasi e dinë se përpara tyre nuk janë ata që duhet të luftojnë krimin e organizuar, por krimi vetë. Disa muaj më pas, Shqipëria rrezikon të marrë një nga damkat më të rënda të dekadës së fundit. Holanda ka kërcënuar se do të rikthejë regjimin e lëvizjes me viza, duke u justifikuar me shqetësimin për krimin e organizuar shqiptar.
Ngado që ta kapësh, e kupton se kjo është një goditje e rëndë për qeverisjen në Shqipëri. Shihni çdo raport të huaj për vendin dhe e kuptoni se nga buron kjo rezolutë e parlamentit holandez. Departamenti i Shtetit thotë se Shqipëria nuk plotëson as standardet më minimale (më minimale se minimalja është vetëm zeroja) për të luftuar krimin dhe trafiqet, Transparency International thotë se Shqipëria është përkeqësuar në renditjen e perceptimit të korrupsionit. Reporterët pa Kufij thonë se liria e medias po njeh rënie të pashembullt. OSBE/ODIHR thonë se nuk është bërë asgjë për blerjen e votave në zgjedhje. Vëzhguesit e pavarur thonë se edhe shpresa për një drejtësi të re e të pavarur po rezulton iluzion te shqiptarët.
Megjithatë, menjëherë pas vendimit të Parlamentit holandez, një fluks komentesh në çdo portal të vendit, të porositur nga armata e ‘trollsave’ qeveritarë, paralajmëroi atë që mund të pasonte si qëndrim i ekzekutivit.
Së pari u tha se te vendimi i holandezëve paska patur gisht kreu i opozitës, Lulzim Basha, duke e çuar në një nivel të pazakontë shfrenimin e fantazisë.
Së dyti, disa zëra më racionalë thanë se në kohën kur bota po bëhet më globale dhe krimi i organizuar po ashtu, holandezët po na fajësojnë vetëm ne shqiptarëve për këtë problem, duke na lënë në mëshirën e fatit të qasjes lokale ndaj krimit.
Së treti, u tha se holandezët po tregohen racistë dhe populistë duke sulmuar shqiptarët si kriminelë. Madje, edhe kryeministri Edi Rama thotë se ky është një sulm ndaj shqiptarëve për interes të një konsumi të brendshëm politik.
Po kush po iu fryn kaq shumë tezave antishqiptare, holandezët apo një qeverisje e dobët dhe e nënshtruar ndaj krimit?
Tekefundit, a nuk ishte gazeta britanike ‘The Independent’ që shkruante se Shqipëria është kthyer në ‘selinë e krimit të organizuar’, një bazë logjistike dhe njerëzore ku kriminelët marrin fuqi duke pastruar paratë dhe më pas derdhen nëpër Evropë?
Deri këtu palët edhe mund të ndahen, por ndoshta nuk e keni kuptuar se në rang ndërkombëtar, tezën e shqiptarëve të egër dhe kriminelë nuk e ka përçuar askush më shumë se kryeministri aktual i shqiptarëve.
Si mendoni, për çfarë kanë shërbyer qindra intervista, profile dhe shkrime të mediave të huaja që kanë patur në qendër Edi Ramën qëkur erdhi në pushtet para 21 vitesh? Merrini dhe lexojini e shikojini të gjitha këto shkrime e video, të cilat në jo pak herë janë të sponsorizuara me paratë tona, që nga i pari deri te më i fundit para pak ditësh në një media gjermane dhe do kuptoni se refreni është i njëjtë: Artisti që u kthye në politikan po lufton me turmën e njerëzve të zymtë dhe barbarë, që nuk e duan të bukurën, nuk i duan ngjyrat, nuk e duan rregullin, nuk e duan ligjin.
Madje edhe të gjitha daljet ndërkombëtare narciste të Ramës me atlete, me lapsa me ngjyra, të gjitha këto shpikje në thelb i kanë shërbyer nevojës për t’u distancuar nga shqiptarët e prapambetur. Dhe, nëse nuk e besoni këtë tezë, lexoni intervistën e historianit Oliver Jens Schmitt që thotë se teksa në Perëndim Rama ka krijuar imazhin e artistit dhe intelektualit, problemet janë kaq të mëdha, sa i kanë rënë dy ministra të Brendshëm njëri pas tjetrit të damkosur si të lidhur me krimin.
Po pse, me çfarë përshkrimi mendoni se shpërndahen nga Erion Veliaj e shokë nëpër mediat e huaja apo kancelaritë ndërkombëtare videot e përplasjeve tek Astiri, te Bregu i Lumit apo te protestat opozitare?
Të gjitha shkojnë me diçiturën e vandalëve që nuk e duan rregullin, nuk e duan investimin, nuk e duan përparimin.
Pse mendoni se u thotë Veliaj të huajve si dikur kur ishte në opozitë që korrupsioni këtu është 20 përqindëshi i famshëm, kur një kilometër rrugë tenderohet me dhjetëfishin e vlerës reale? Apo u thonë se krimi i organizuar ka hyrë deri në Parlament e madje i ka të hapura edhe dyert e aeroportit në vend?
Jo, jo, thjesht u thonë se ju e keni fajin. Problemi është se ka plot nga ju që mendoni se jeni fajtorë. Në gjashtë vite të drejtimit të Edi Ramës, ai e ka bërë të qartë se asnjëherë nuk e ka parë si problem qeverinë, por qytetarët. Merrni dhe analizoni çdo aksion që ka bërë që prej ditës së parë. Ju jeni fajtorë dhe do jeni gjithmonë. Mund të jenë edhe holandezët e kinezët, por qeveria shqiptare kurrë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëU tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj