LAJMI I FUNDIT:

Miniferma e pulave në Krushopek të Shkupit, nga hobi në biznes

Miniferma e pulave në Krushopek të Shkupit, nga hobi në biznes

Izet Latifi nga Krushopeku i Shkupit fillimisht hapi fermën e pulave vetëm si hobi, por dalëngadalë ky hobi po i bëhet edhe biznes.

Në fillim bleu vetëm disa pula, kurse tani ka mbi 1.000. Në ditë grumbullon deri në 700 vezë dhe i shiten menjëherë pasi ka kërkesa të mëdha për prodhimet bio.


“Unë ia fillova para tre vitesh nga pak, me 10, 20 pula, dhe ja tani viti i tretë që e kam edhe si punë edhe si hobi, por edhe punë pasi nuk kisha punë tjetër pasi e dimë se edhe shtetin si e kemi këtu dhe vendosa të vetëpunësohem.” 3:26 – Bleva 200 copë në Veles, të llojit Amrok dhe disa Italianë tani dolën gjela po nuk ua dija rendin në fillim dhe nga njëra anë doja ta rregulloj e nga ana tjetër nuk e dija rendin, fillimi është i rëndë”, thotë fermeri Izet Latifi

Fermeri Latifi thotë se në punën e tij, efikase është edhe shitja moderne – online. Shumica e kërkesave i vijnë përmes rrjeteve sociale, ku në faqet e tij për cdo ditë shpërndan video dhe informon blerësit potencial.

Këtë lloj të vezës e kërkojnë shumë pasi është bio, disa vinë edhe në vend së bashku me fëmijët.

Sa prodhim merr brenda një ditë nga këto 1.000 pula?

Tani për çdo ditë mbledhim mbi 600 vezë, ndonjë ditë më shumë ose më pak, pasi këto janë të lira dhe energjinë e harxhojnë natyrshëm e sikur të ishin të mbyllura do të prodhojnë më shumë diku 90% e tyre do të bënin vezë.

Si çdo punë që kërkon angazhim edhe pse ferma e Izetit është ende e vogël ai çdo ditë zgjohet në ora 5:00 të mëngjesit i ushqen dhe kujdeset për ta, e në ora 16:00 bën grumbullimin e vezëve dhe më pas selektimin e tyre dhe shpërndarjen neper vendet e caktuara të shitjes. Në të ardhmen Izeti mendon të shtoje këtë biznes të vogël pasi çdo ditë kërkesat për vezë bio rriten./KlanMacedonia

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori