LAJMI I FUNDIT:

“Mini Shengeni” ballkanik, i dëmshëm për Kosovën

“Mini Shengeni” ballkanik, i dëmshëm për Kosovën

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të integrimeve evropiane e kanë kundërshtuar nismën e Shengenit Ballkanik.

Blerim Reka, Lisen Bashkurti, Sabri Kiçmari dhe Vigan Qorolli kanë vlerësuar se kjo iniciativë rajonale është e dëmshme për Republikën e Kosovës dhe duhet të refuzohet.

Pse Kosova ia ka drojën "Shengenit ballkanik"?
Lexo po ashtu Pse Kosova ia ka drojën "Shengenit ballkanik"?

Sipas tyre, pas kësaj nisme fshihen shumë të panjohura që nuk e marrin për bazë realitetin politik të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, shkruan gazeta Epoka e Re.

“Është një lëvizje emocionale dhe jo e menduar mirë në rrafshin strategjik. Është një lëvizje ndarëse ballkanike”, ka thënë ish-ambasadori Kiçmari.

Ndryshe, takimi i fundit i liderëve të Ballkanit Perëndimor është mbajtur të dielën në Ohër të Maqedonisë së Veriut, si vazhdimësi e takimit të Novi Sadit për krijimin e një “Mini-Shengeni” mes Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë.

Pjesëmarrjen në këtë takim e refuzoi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ngase siç ka thënë ai, Kosova ishte anashkaluar në takimin e parë në Novi Sad të Serbisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori