LAJMI I FUNDIT:

Mini elektrik do të jetë më i shtrenjtë se Tesla Model 3 (Foto)

Mini elektrik do të jetë më i shtrenjtë se Tesla Model 3 (Foto)

Edicioni special, përfshinë vetëm 100 EV klasikë

Gjatë këtij vitit shëtonet 60 vjetori, i lansimit të makinës së parë Mini dhe për të shënuar këtë përvjetor, kompania do ta lansojë makinën e parë elektrike, transmeton Telegrafi.


Linjat dhe formatik klasik i enterierit kanë mbetur të pandryshuara, vetëm se kanë prekje moderne, teksa në brendi është motori me 24 kWh, teksa prodhon 108 kuaj fuqi.

Kur të jetë mbushur në tërësi pas dy orësh, E Classic Mini do të lëvizë për 200 kilometra. Shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, pritet ta arrijë për 9.2 sekonda.

Derisa Mini origjinal kishte çmim të ulët, klasiku tërësisht elektrik që vjen në edicionin special prej vetëm 100 njësive, është i shtrenjtë.

Madje, me çmim fillestar prej 79 mijë funteve, del të jetë më i shtrenjtë se TeslaModel 3 dhe Audi e-tron. /Telegrafi/