LAJMI I FUNDIT:

Mini e ka ndërtuar një model shumë të rëndësishëm

Mini e ka ndërtuar një model shumë të rëndësishëm

Vështirë se mund të blihet, ndonjë makinë nga ky edicion i limituar

Kanë kaluar me sukses, 60 vite që kur Mini filloi për herë të parë prodhimin më 1959, transmeton Telegrafi.


Për të shënuar këtë arritje, është lansuar modeli Mini Cooper S 60 Years Edition, që është limituar në vetëm 500 njësi.

Derisa Mini po e feston këtë arritje, ndërtoi këtë model shumë të rëndësishëm, që do të shitet vetëm në tregun britanik dhe duket se të gjitha janë të shitura.

Meqenëse nga prodhimi deri më tani janë nxjerrë 10 milionë Mini, kompania ka kërkuar nga pronarët e të gjitha modeleve të lansuara gjatë viteve, që të mblidhen për një aheng të përbashkët.

Si pjesë e këtij aktiviteti, ishin të gjitha versionet e modeleve Mini, përfshirë edhe disa prej tyre që janë të parat që kanë dalë nga prodhimi dhe ende kanë gjendje shumë të mirë. /Telegrafi/