Minatorët e kombinatit metalurgjik “Trepça” kanë ndërprerë grevën. Për rreth 24 orë ata kanë qëndruar të ngujuar në horizontet e ndryshme të minierës së Trepçës në Stan Tërg. Shkak u bë vonesa e pagës së tetorit.
Në këto ulëse e bënë gjumin natën e së mërkurës këta minatorë të minierës Trepça. Kështu, ata e nisën një grevë, e cila përfundoi pas rreth 24 orëve.
“Mbrëmë këtu e kemi bërë gjumin, ku kemi mujtë kështu siç duket tash kolegu tu fjet. Normal që kjo është një vështirësi shumë e madhe për neve se është mungesë e ajrit”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ymer Meholli.
Meholli bashkë me kolegë hynë në grevë për shkak të vonesës së pagës së tetorit. Për këtë pagë që u doli tek këtë të enjte, minatorët ishin të gatshëm të qëndronin të ngujuar me javë.
“Ka fillu prej ndërrimit të dytë dje, ju ka bashkangjitë e treta dhe sot ju ka bashkangjitë ndërrimi i parë. Katër ndërrimet. Tash janë ardhë ata që kanë qenë në pushim, katër ndërrimet janë të shpërndarë në horizontin e 8, 9 dhe horizontin 10”, thotë Meholli.
Hajredin Sadiku që është një prej punëtorëve më të vjetër, thotë se kanë pak shpresa që situata të rregullohet.
“Shpresat janë shumë të vogla sepse po flitet se ka borxhe, ato borxhe kush i ka bo nuk e di, nuk e di kush i ka bo ato borxhe. Qysh janë ato borxhe, tek jon ardhë nuk e di e ne po kemi probleme me pagat tona mujore”, deklaroi Hajredin Sadiku, përcjell Telegrafi.
Minatorët për përfundimin e grevës pritën deri sa të kenë pagën e tetorit në llogaritë e tyre. Kërkesa u përmbushë pasdite nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit. Kjo ministri ekzekutoi mjetet prej një milion eurove në xhirollogarinë e Trepçës. Sipas njoftimit, qeveria do t’ia jap ndërmarrjes edhe 100 mijë euro të tjera të premtuara, pasi që të ndodh një votim në Qeveri.
Situata e krijuar, u bë shkak që ushtruesi i detyrës së krye shefit të ndërmarrjes, Hysen Vrajolli të jap dorëheqje. Pak kohë pasi Vrajolli konfirmoi dorëheqjen, vendin e tij e zuri Enes Muzaqi, që më herët ishte anëtar i bordit.
Kombinati metalurgjik llogaritet t’i ketë rreth 8 milionë euro borxhe. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëOpozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve
KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend