LAJMI I FUNDIT:

As minat e zjarri nuk i bëjnë “asgjë” këtij kostumi special (Video)

As minat e zjarri nuk i bëjnë “asgjë” këtij kostumi special (Video)

Prodhuesi rus i pajisjeve ushtarake, ka prezantuar rrobat “e përkryera” që ndonjëherë janë prodhuar.

Një grua në rrobat speciale po shëtiste “në fushën e minuar”, derisa shpërthenin minat nga të gjitha anët kurse flaka kalonte para fytyrës, duke mos i shkaktuar as më të voglin dëmtim, transmeton Telegrafi.


Viktoria Koselnikova nuk dukej fare e brengosur për kaosin e krijuar që mbretëronte rreth saj. Përkundrazi, ajo thjesht shëtiste nëpër “vijën e parë të frontit”, kurse maskën e hoqi posa arriti në zonën e sigurt.

Pas shumë shpërthimeve dhe zjarrit, ajo u largua nga fusha e minuar dhe “vija e parë e frontit”, me vetëm pak ngjyrë në fytyrë. Pas këtij eksperimenti të rrezikshëm, ajo dukej e emocionuar derisa bisedonte me gazetarët.

“Kur gjendeni mes zjarrit, është një ndjenjë e pa përshkruar”, ka deklaruar Koselnikova.

Kjo kompani shpreson që deri në vitin 2020 do të përfundoj prodhimi serik i këtij kostumi dhe se ushtria ruse do ta përdor në harmoni me programin “Luftëtari”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori