Liverpooli ka njoftuar nënshkrimin e sulmuesit të RB Salzburgut, Takumi Minamino dhe ky i fundit ka thënë se është i lumtur me këtë transferim.

Reprezentuesi japonez do të bëhet zyrtarisht lojtar i Reds më 1 janar pasi ai përfundoi testet mjekësore dhe kushtet personale me klubin nga Merseyside.


Minamino ka folur pas nënshkrimin me klubin anglez dhe ka thënë se ndihet i lumtur pasi i është realitet një ëndërr.

"Ka qenë një ëndërr, ëndrra ime për t'u bërë një lojtar i Liverpoolit. Jam shumë i emocionuar që më është realizuar”, ka thënë fillimisht Minamino për Liverpool fc.com.

“Të luaja në Ligën Premier ishte një nga objektivat e mia. Mendoj se kjo është ligë e klasit më të lartë në botë”.

“Po mendoja nëse karriera ime si futbollist përparonte pa probleme, një ditë do të kisha mundësi të luaja në Ligën Premier”.

"Por, kurrë nuk kam menduar se do të jem në gjendje të luaj në këtë ekip dhe jam vërtet i lumtur për këtë”.

“Po e pres me padurim”, përfundoi ylli japonez pas nënshkrimit me Reds. /Telegrafi/

telegrafi sport app