LAJMI I FUNDIT:

Mimoza Kusari pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Vetëvendosjes

Mimoza Kusari pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Vetëvendosjes

Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari Lila i është bashkuar listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.

Arbëri Nagavci e ka konfirmuar se Mimoza Kusari-Lila do të jetë pjesë e listës së Vetëvendosjes në garën për deputete.


“Besoj se Mimoza do të jetë brenda listës tonë”, ka thënë ajo në emisioni Pressing të T7.

Ndërkaq, Kryesia e Degës së Alternativës në Prishtinë sot ka sqaruar se në Kryesinë e saj ka patur trembëdhjetë anëtarë, ndërkohë dhjetë prej tyre kanë paraqitur dorëheqjen.

Dega e Alternativës në Prishtinë ka njoftuar se ka ndërprerë zyrtarisht çdo bashkëpunim me partinë Alternativa për shkak të siç thonë ata, veprimeve autoritare të kryetares së kësaj partie Mimoza Kusari –Lila.

“Alternativa, e cila, ndonëse do të duhej të ishte sinonim i promovimit të frymës së liberal-demokracisë, falë veprimeve pas shpine, e shpeshherë edhe autoritare të kryetares Kusari-Lila dhe një grupi të ngushtë përreth saj, ndikoi në përçarjen e pariparueshme të partisë”, thuhet në njoftimin e degës së Alternativës në Prishtinë.

Ndër të dorëhequrit nga dega e Prishtinës dhe pozitat e tyre është edhe Kryetar i degës/Nënkryetar i Partisë dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm, Ilir Deda./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori