Milot Rashica dy asistime, Ernest Muçi gol të bukur – dy shqiptarët shkëlqejnë me Besiktasin

Milot Rashica me dy asistime dhe Ernest Muçi me një gol ishin vendimtar në fitoren e Besiktasi në ndeshjen e xhiros së dytë të Superligës së Turqisë ndaj Antalyasporit me rezultat 4-2. Rashica asistoi në golin për 1-1 dhe për 3-2, në minutën e 13-të dhe të 56-të, kur shënuan Ciro Immobile dhe Rafa Silva. Ndërkohë, Ernest Muçi i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 88-të dhe në rastin e parë arriti të shënojë në golin e fundit në ndeshje për 4-2, në minutën e 95-të.

Besiktasi në dy ndeshje ka po aq fitore dhe prinë në tabelë me Galatasarayn që ka gjashtë pikë po ashtu. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
18/08/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































