Kanë kaluar vetëm disa javë prej se Milot Lalloshi është bërë baba i një djali, të cilin e ka pagëzuar me emrin Priam.  

Mirëpo, gruaja e tij, Erxhina, nuk heq dorë për t'i dhënë dhurata partnerit të saj të jetës.


Ajo e ka befasuar Milotin duke i dhuruar një orë dore Emporio Armani, të cilën ai e ka publikuar në Instagram me një dedikim të veçantë:

Gruas sime Kur të them se je e bukur, nuk e kam fjalën vetëm për dukjen tënde. Mendoj për ty në tërësi; kush dhe çfarë je është shumë më tepër sesa bukuria Faleminderit për këtë dhuratë jetë, ju dua shumë shpirtrat e mi, Erxhina dhe Priam.

/Telegrafi/