LAJMI I FUNDIT:

Milloshoski: Kërkojmë që Kuvendi të diskutojë për zhvillimet në Këshillin Gjyqësor

Milloshoski: Kërkojmë që Kuvendi të diskutojë për zhvillimet në Këshillin Gjyqësor

OBRM-PDUKM opozitare kërkon hapjen e debatit në Kuvend për zhvillimet në Këshillin Gjyqësor, të cilat vazhdojnë të bëjnë bujë në opinion pas shkarkimit kontrovers të kryetares së Këshillit, Vesna Dameva dhe paqartësive ligjore që lindën. më pas.

Këtë iniciativë e ka bërë të ditur deputeti i partisë opozitare në Kuvend dhe anëtar i Komisionit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski, duke theksuar se Ligjvënësit kanë kompetenca ndaj disa prej anëtarëve të Këshillit Gjyqësor sepse disa prej tyre, pra pesë zgjidhen me propozim të Kuvendit.

“Së pari, Kuvendi ka kompetenca mbi një pjesë të Këshillit Gjyqësor sepse Kuvendi zgjedh një pjesë të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Dhe për çdo zyrtar që zgjidhet nga Kuvendi dhe ka njëfarë kompetence, Kuvendi ka të drejtë dhe obligim të kërkojë llogari prej tyre” tha për “Sitel” Milloshoski.


Milloshoski shton se gjendja aktuale me Këshillin Gjyqësor është niveli më i ulët i zhvillimit të keqpërdorimeve gjyqësore, për të cilën ai akuzoi Qeverinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Lajme
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Aksion i policisë në katër komuna të Kosovës

Aksion i policisë në katër komuna të Kosovës

Kronika e Zezë
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kalo në kategori