LAJMI I FUNDIT:

Millçin: Despoti donte ta ‘grujovizojë’ Maqedoninë!

Millçin: Despoti donte ta ‘grujovizojë’ Maqedoninë!

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski në një intervistë për portalin pro-qeveritar ‘Republika’ ka thënë se George Soros nëpërmjet organizatave të saja në Maqedoni mbështet një parti kriminele dhe të korruptuar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ndonëse kjo nuk është kritika e parë në adresë të Vlladimir Millçinit, ish drejtor i Fondacionit të Sorosit, ku nga ai funksion u largua më 30 qershor 2015.


Millçin, i cili në vitet e kaluara ishte objekt i vazhdueshëm i kritikave nga qeveria, është decid se ‘Maqedonia nuk duhet të mbetet pronë private e Gruevskit dhe klikës së tij’.

Millçin ndër të tjera thotë se Gruevski donte ta ‘grujovizojë’ Maqedoninë!

“Gënjen Gruevski edhe kur pohon se qëndrojë në Bordin Qendror të LSDM-së, edhe pse e di që unë votova kundër përbërjes së qeverisë që e propozoi Buçkovski dhe dy ditë më vonë dhash dorëheqje’.

‘Kur Gruevski u bë për herë të parë kryeministër, i kam dërguar një letër në emër të Fondacionit dhe i ofrova bashkëpunim në evropianizimin e Maqedonisë. Përgjigje nuk mora. Shpejtë e kuptova dhe pse: ai kishte për qëllim të grujovizojë dhe jo ta evropianizojë Maqedoninë’, potencoi ish drejtori i Fondacionit Soros. /Telegrafi/