LAJMI I FUNDIT:

Miliona njerëz në Kinë po përgatiten për shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje ndërsa tajfuni Muifa “zbarkon në tokë”

Miliona njerëz në Kinë po përgatiten për shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje ndërsa tajfuni Muifa “zbarkon në tokë”

Dhjetëra miliona njerëz në të gjithë zonat e Kinës lindore po përgatiteshin për përmbytjet, shirat e rrëmbyeshëm dhe dallgët e larta të mërkurën, pasi tajfuni më i fuqishëm i sezonit deri më tani “preku tokën” dhe u nis drejt qytetit të dendur të populluar të Shangait.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tajfuni “zbarkoi” në bregdetin pranë arkipelagut Zhoushan në mbrëmje pasi autoritetet në provincën lindore të Kinës Zhejiang urdhëruan anijet të ktheheshin në port, mbyllën shkollat dhe evakuuan turistët nga ishujt e afërt.


Tajfuni solli erëra të forta prej afro 160 km/orë.

Erërat ka të ngjarë të zgjasin për disa orë, si dhe reshje të konsiderueshme dhe rreziku i katastrofës është i lartë, ka paralajmëruar Observatori Qendror Meteorologjik.

Kështu, Observatori Qendror Meteorologjik lëshoi alarmin e tij të parë të kuq – niveli më i lartë i paralajmërimit të tajfunit – për vitin në të gjithë bregun lindor të vendit.

“Çdo stuhi është e ndryshme, por kjo po shkon drejt një qendre të madhe popullsie”, ka thënë meteorologu i CNN, Chad Myers.

“Shumë rrugë të qytetit do të përmbyten për shkak të sipërfaqeve të përhapura të papërshkueshme dhe reshjeve të rrëmbyeshme. Gjithashtu, për shkak se shpejtësia e erës rritet, rrokaqiejt urbanë mund të pësojnë disa dëme të konsiderueshme të erës në katet më të larta”.

Studimet tregojnë se kriza klimatike e shkaktuar nga njeriu nuk po rrit domosdoshmërisht frekuencën e tajfuneve dhe uraganeve në përgjithësi, por po i bën shumë më të larta gjasat e atyre të forta dhe shkatërruese.

Ndërkohë bëhet e ditur se tajfuni tashmë ka ndërprerë aktivitetin ekonomik në lindje të Kinës.

Shanghai pezulloi disa operacione në portet e tij, duke përfshirë terminalin Yangshan dhe të tjerë, nga e marta në mbrëmje dhe ndaloi të gjitha operacionet të mërkurën në mëngjes, tha Instituti Ndërkombëtar i Transportit të Shangait.

Veç kësaj, China Southern Airlines tha se ka anuluar 25 fluturime në aeroportet e Shangait të martën dhe planifikon të anulojë 11 të tjera të mërkurën.

Rreth 13,000 njerëz nga ishujt dhe vendet turistike pranë Zhoushan janë evakuuar, tha televizioni shtetëror.

Gati 7,400 anije tregtare kërkuan strehim në portet e Zhejiang, duke përfshirë Zhoushan, Ningbo dhe Taizhou, ndërsa rrugët e anijeve të pasagjerëve në të gjithë provincën u pezulluan nga mesdita, tha media shtetërore.

Të tre qytetet dhe Shangai së bashku kanë një popullsi prej 42.26 milionë banorësh. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori