Në fund të vitit 2015, sipas një raporti të Auditorit të Përgjithshëm të publikuar ditë më parë, shihet se në të gjitha komunat e Kosovës kanë qenë të punësuar 1029 punëtorë me kontrata mbi vepër, për pagat e të cilëve janë shpenzuar rreth 1.7 milion euro
Shuma të mëdha parash të buxhetit të shtetit, edhe më tutje vazhdojnë të shpenzohen për punëtorë të punësuar me kontrata mbi vepër, thuajse në të gjitha komunat e Kosovës.
Në një raport të Auditorit të Përgjithshëm, thuhet se në fund të vitit që lamë pas në gjithë komunat e Kosovës me kontratë mbi vepër kanë qenë të punësuar 1,029 punëtorë, për pagat e të cilëve janë shpenzuar hiç më pak se 1 milion e 659 mijë euro. Bazuar në raportin e Auditorit, shihet se Komuna e Prishtinës prin me numër të të punësuarve me kontrata mbi vepër ku në fund të vitit 2015 në këtë mënyrë i kanë pasur të punësuar 276 punëtorë, shkruan Zëri.
Pas Prishtinës, prin Komuna e Gjilanit me 126 punëtorë, Komuna e Prizrenit me 119 punëtorë, Komuna e Pejës me 67 punëtorë, Komuna e Ferizajt me 52 punëtorë, Komuna e Gjakovës me 46 punëtorë, Komuna e Suharekës me 37 punëtorë, Komuna e Rahovecit me 36 punëtorë, Komuna e Podujevës me 33 punëtorë, Komuna e Obiliqit me 32 punëtorë, ndërkaq komunat tjera kanë numër më të vogël të të punësuarve në këtë mënyrë. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit