LAJMI I FUNDIT:

Miliona britanikë do të marrin nga 370 euro shtesë për ta përballuar krizën ekonomike

Miliona britanikë do të marrin nga 370 euro shtesë për ta përballuar krizën ekonomike

Miliona britanikë me të ardhura të ulëta do të marrin nga 370 euro (324 paund) në llogaritë e tyre bankare, si masë për ta përballur koston e jetesës, shkaktuar nga kriza ekonomike.

Këto pagesa janë pjesa e dytë e një shume prej 650 paundësh (740 euro) që u paguhet qytetarëve që marrin përfitime të tilla si Kredia Universale, shtesa për punëkërkuesin e bazuar në të ardhura (JSA), ndihma e punësimit dhe mbështetja e lidhur me të ardhurat (ESA), mbështetja e të ardhurave, kreditimi pensional, shtesa për fëmijë, kreditimi tatimor dhe ai i punës.


Kjo pagesë prej 324 paundësh ishte bërë më parë, derisa pagesa e dytë duhet të ekzekutohet para 23 nëntorit, përcjell Telegrafi.

Familjet e kualifikuara që marrin kredi tatimore dhe asnjë përfitim tjetër do të marrin pagesën e dytë deri më 30 nëntor.

Paketa mbështetëse e qeverisë përfshin gjithashtu një zbritje prej 400 paundësh (460 euro) në faturat e energjisë që po paguhen me këste mujore deri në muajin mars 2023.

Një shtesë prej 300 paundësh (340 euro) në Pagesat e Karburantit Dimëror do të shkojë në mbi tetë milionë familje pensionistësh gjatë dimrit. /Telegrafi/