LAJMI I FUNDIT:

Miliarderi nga Norvegjia fal pasurinë për të “shpëtuar oqeanet”!

Miliarderi nga Norvegjia fal pasurinë për të “shpëtuar oqeanet”!

Një miliarder norvegjez premtoi se do të dhurojë pjesën më të madhe të parave të tij.

Kjell Inge Roekke, një ish-peshkatar që u bë i pasur me industrinë e naftës, tha se projekti i tij i parë është financimi i një anije studimore, që do të heqë mbeturinat plastike nga oqeanet.


Anija do të funksionojë në partneritet me “Fondin për Botën e Egër”, një organizatë ambientaliste.

Me këtë gjest, Roekke u bashkohet miliarderëve të tjerë filantropistë si Bill Gates, Warren Buffet dhe Mark Zuckerberg.

Mendohet se pasuria e norvegjezit Roekke i kalon dy miliardë dollarët dhe ai vet tha se dëshiron t’i kthejë shoqërisë pjesë më të madhe të asaj që ka fituar. Ai tha se, anija me ekuipazh prej 30 vetash dhe me 60 shkencëtarë në bord është vetëm fillimi.

Sipas medieve norvegjeze, përcjell tch, kjo anije që është gati të niset, do të nxjerrë nga uji 5 tonë mbeturina plastike në ditë dhe më pas do t’i eliminojë ato.

Roekke nuk tha sa i kushton misioni i anijes, apo se çfarë do të bëjë më pas, por nuk ka dyshim se brenda radhëve të ambientalistëve ka shkaktuar habi, që një industrialist i naftës do të shpenzojë për ambientin.

Zyrtarë nga “Fondi i Botës së Egër” thanë se e mirëpresin ndihmën e tij, por nuk do të ngurrojnë të përballen me të, kur të mos jenë dakord.

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Kalo në kategori