LAJMI I FUNDIT:

Milevski: Me IPA 2 ndërtojmë marrëdhënie të mira fqinjësore me Shqipërinë

Milevski: Me IPA 2 ndërtojmë marrëdhënie të mira fqinjësore me Shqipërinë

“Nëntë projekte janë financuar prej të cilave katër kanë përfunduar, ndërsa pesë janë aktive dhe do të përfundojnë këtë vit në suaza të Programit për bashkëpunim tejkufitar mes Republikës të Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë 2014-2020, si pjesë e ndihmës parainkuadruese më saktë IPA fondet. Programi IPA II e mbështet bashkëpunimin tejkufitar në përparimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, integrimin drejt BE-së dhe përparimin e zhvillimit socio-ekonomik. Janë siguruar 11,9 milion euro nga të cilat Ministria e Vetëqeverisjes Lokale bashkëfinancon 15 për qind përkatësisht 1,19 milion euro”.

Këtë sot e theksoi ministri resor Goran Milevski, në prezantimin e aktiviteteve të realizuara gjatë implementimit të projekteve nga thirrja e parë e IPA programit tejkufitar.


Ai sqaroi se programi për bashkëpunim tejkufitar e mbulon periudhën e viteve 2014-2020 dhe është e lidhur me perspektivën evropiane të bashkësisë evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në rrjedhë ishte dhe tani është në fazën e evaluimit një projekt strategjik me Shqipërinë ku janë siguruar mjete dhe do të financojmë disa projekte të cilat së bashku do t’i dakordojmë me palën shqiptare dhe do t’i ndihmohet rajonit të Ohrit për disa fusha të tyre strategjike. Në këtë periudhë është financuar nxitja e turizmit dhe trashëgimisë kulturore e natyrore, përmirësimi i konkurencës, tregtia, ekonoMEDIAL, investimet dhe fusha e tretë – mbrojtja e mjedisit jetësor, përparimi i riaftësimit të ndryshimeve klimatike, migrimi, mbrojtja dhe menaxhimi me rrezikun”, tha Milevski.

Udhëheqësi i sektorit për bashkëpunim pranë Misionit të BE-së në Shkup, Nikolla Bertolini theksoi se BE-ja deri tani ka financuar më shumë se 120 milion euro në suaza të korrnizës financiare e cila përfshin periudhë prej shtatë viteve, duke filluar nga viti 2014 deri në vitin 2020 e cila financon implementim të projekteve për përmirësim të bashkëpunimit ndërkufitar.

Ndërsa në lidhje me programin për bashkëpunim ndërkufitar mes Republikës të Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, Bertolini potencoi se nuk ekziston rrezik më i madh nga mosshfrytëzimi i fondeve të BE-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori