LAJMI I FUNDIT:

Milevski: 140 milionë euro mbështetje për kompanitë vendore

Milevski: 140 milionë euro mbështetje për kompanitë vendore

Kryetari i PLD-së dhe kandidati për deputetë në NJZ 5, Goran Milevski, sot ka prezantuar programën parazgjedhore ‘Për jetë në Maqedoni’, në Manastir, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Milevski ka paralajmëruar mbështetje për kompanitë vendore, veçanërisht për mikro, makro bizeneset. Sipas ‘Për jetë në Maqedoni’ gjobat për kompanitë do të jenë të ulëta në mënyrë drastike, kurse inspektorët më parë do të tërheqin vërejtjen, kurse pastaj do të dënojnë.


‘Kemi planifikuar 140 milion euro mbështetje vjetore të drejtpërdrejtë për kompanitë vendore dhe mbështetje të kompanive për punësime të reja…Kredi të volitshme për hapjen e mikro bizneseve deri 15 mijë euro me një përqind kamatë vjetore’, ka thënë Milevski ndër të tjera. /Telegrafi/