LAJMI I FUNDIT:

Milatoviq injoroi takimin me presidenten Osmani, reagon ish-kryediplomati malazez

Milatoviq injoroi takimin me presidenten Osmani, reagon ish-kryediplomati malazez

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe liderë të tjerë botërorë po qëndrojnë në Ukrianë, ku po marrin pjesë në Samitin e Paqes.

Në kuadër të këtij Samiti shumë nga liderët kanë shfrytëzuar rastin edhe për takime bilaterale mes vete.

Një takim i tillë u zhvillua edhe mes Milatoviq dhe Osmanit. Por, presidenti malazez vendosi të mos e përmend fare takimin me presideten e Kosovës, krahas shumë takimeve tjera që ai përmendi.


“Përfitova nga pjesëmarrja në Samitin e Paqes për Ukrainën për të biseduar me zyrtarë të shumtë rajonalë dhe botërorë në margjinat e aktivitetit, duke pohuar kontributin që Mali i Zi jep në politikat e stabilitetit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.

Si President i Malit të Zi, jam krenar për faktin se vendi ynë, në marrëdhëniet ndërkombëtare, perceptohet si një partner i besueshëm, e ardhmja e të cilit është e lidhur padiskutim me anëtarësimin e afërt në BE. Dora e miqësisë dhe bashkëpunimit mbetet e shtrirë për të gjithë miqtë tanë!”, ka shkruar Milatoviq.

E ndaj kësaj sjellje të tij, ka reaguar ish- kryediplomati malazez Miodrag Vlahoviq.

Vlahoviq në një postim në “X” ka shkruar se ishte një takim i vërtetë e jo ato kur këmbë fotografohesh me ndonjë liderë.

“Kjo ishte, pra, një bisedë e vërtetë, jo ato kur fotografohesh në këmbë me ndonjë burrë shteti dhe më pas e shpallni “bisedë”. Nuk e pashë tëeet-in tuaj?”, ka shkruar Vlahoviq.

Ai më pas i është drejtuar Vjosa Osmanit të cilën e ka falënderuar për miqësinë dhe ia ka uruar Bajramin.

Ndryshe presidentja Vjosa Osmani kishte njoftuar për takimin që kishte pasur me homolgun malazez, Milatoviq.

“Në kuadër të Samitit të Paqës për Ukrainën, me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatović diskutuam për rëndësinë e aleancave dhe koordinimit në mbrojtje të demokracisë dhe paqes”, kishte shkruar Osmani në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kolonelja e Policisë Serbe: Daçiq gaboi - nuk është akt terrorist vrasja e policit serb nga Faton Hajrizi

Kolonelja e Policisë Serbe: Daçiq gaboi - nuk është akt terrorist vrasja e policit serb nga Faton Hajrizi

Siguri
“Protesta e paralajmëruar e ambientalistëve serbë kundër Scholz dhe Faton Hajrizi”, Agim Musliu ngre pikëpyetje mbi ngjarjet në Lloznica të Serbisë

“Protesta e paralajmëruar e ambientalistëve serbë kundër Scholz dhe Faton Hajrizi”, Agim Musliu ngre pikëpyetje mbi ngjarjet në Lloznica të Serbisë

Lajme
Policia e Kosovës ndalon një person, dyshohet se ka ndihmuar Faton Hajrizin pas arratisjes

Policia e Kosovës ndalon një person, dyshohet se ka ndihmuar Faton Hajrizin pas arratisjes

Drejtësi
Tre turistë të huaj vijnë në Kosovë dhe marrin me vete taksistin kosovar gjatë aventurave të tyre, video në

Tre turistë të huaj vijnë në Kosovë dhe marrin me vete taksistin kosovar gjatë aventurave të tyre, video në "TikTok" mori mbi gjysmë milionë klikime

Lajme
Zafir Berisha ngre dyshime lidhur me vrasjen e Faton Hajrizit - publikon foto

Zafir Berisha ngre dyshime lidhur me vrasjen e Faton Hajrizit - publikon foto

Lajme
Analisti Islami: A e shfrytëzoi Serbia rastin e Faton Hajrizit që ta heshtë kancelarin gjerman për Radoçiqin?

Analisti Islami: A e shfrytëzoi Serbia rastin e Faton Hajrizit që ta heshtë kancelarin gjerman për Radoçiqin?

Lajme
Kalo në kategori