Milani pret Bolognan dhe synon të rikthehet te fitorja, formacionet zyrtare

Milani është nikoqir i Bolognas në kuadër të xhiros së tretë në elitën e futbollit italian Serie A.
Rossonerët synojnë të rikthehen te fitorja pas barazimit javën e kaluar 1-1 në udhëtim te Atalanta.
Ndërkohë nga barazimi me rezultat të njëjtë 1-1 vije në këtë takim edhe Bologna që u ndal në shtëpi nga Hellas Verona.
Kampioni në fuqi i Italisë synon të rikthehet te fitorja, derisa Bologna kërkon të shkaktojë befasi në San Siro.
Formacionet zyrtare:Milan: : Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Hernandez; Bennacer, Tonali; Messias, De Ketelaere, Leao, Giroud
Bologna: Skorupski; Soumaoro, Medel, Lucumi; Kasius, Vignato, Schouten, Dominguez, Cambiaso; Arnautovic, Barrow
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































