Milani mbetet në garë për Renato Sanches, i cili është i frustruar nga vonesa e PSG-së

Milani thuhet se nuk ka hequr dorë akoma nga Renato Sanches, pasi lojtari i Lille është i frustruar nga vonesat e Paris Saint-Germainit dhe mund ta rikthejë interesimin kah kampioni i Serie A.
Saga e transferimit kishte vazhduar me muaj dhe futbollisti ishte pranë kalimit në San Siro, mirëpo ndërhyrja e kampionit të Ligue 1 ndryshoi gjithçka.
Megjithatë, tashmë kanë kaluar disa javë dhe nuk ka marrëveshje ndërmjet dy kluibeve franceze lidhur me transferimin në kryeqytet.
Sipas Sky Sport Italia dhe Calciomercato.com, portugezi është i frustruar për mungesën e progresit dhe agjenti Jorge Mendes ka kontaktuar drejtpërdrejt me Milanin të hënën.
Arritja e marrëveshjes nuk do të ishte e vështirë, meqenëse LOSC e kishte pranuare ofertën e Rossonerëve prej afro 15 milionë eurosh duke i përfshirë bonuset – që është më e lartë se ajo e PSG-së prej 10 milionë eurosh.






















































