Milani ka marrëveshje me dy mesfushorë për në verë, Saint-Maximin dhe Herrera dyshja e re kuqezi

Njoftohet se Milani ka marrëveshje me Allan Saint-Maximin nga Nice dhe Hector Herrera nga Porto.
Sipas Sport Mediaset, Nice ka qenë në presion gjatë afatit të dimrit për Saint-Maximi, ku ka pranuar edhe një ofertë.
Lojtari ka rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare me Rossonerët, por marrëveshja varet nga kualifikimi në Ligën e Kampionëve.

Saint-Maximin ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar tri herë deri më tani në 23 paraqitje për Nicen.
Pas tij Milani ka marrëveshje edhe me meksikanin e Portos, Hector Herrera.
Gjithmonë sipas Sport Mediaset, Milani ka bërë hapa para edhe për Herreran, ku ka gjetur marrëveshjen me agjentin e tij Gabriel Moraes.

Interi dhe Roma po ashtu janë vënë pas lojtari, por kuqezinjtë duket se e kanë fituar garën.
Ai ka 35 ndeshje dhe ka shënuar një gol me Porton. /Telegrafi/



































