LAJMI I FUNDIT:

Milani assesi të këndellet, mposhtet në San Siro nga Atalanta (Video)

Milani assesi të këndellet, mposhtet në San Siro nga Atalanta (Video)

Milani ka humbur në shtëpi nga Atalanta me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Serie A. 

Rossonerët nuk kanë arritur t’i kthehen fitoreve në ndeshje me Atalantan dhe kanë shijuar humbjen e dytë radhazi nën drejtimin e Gennaro Gattusos.

Milani nuk po këndellet as nën drejtimin e Gattusos (Getty Images)

Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë, por me mysafirët që arritën të gjejnë golin e parë, që është më i rëndësishmi në lojë.


Luhej minuta e 32-të e ndeshjes, ku pas një ndërprerje ishte Bryan Cristante, i cili shënoi nga afërsia për 1-0 pas një topi të kthyer nga Gianluigi Donnarumma dhe dërgoi skuadrat në pushim.

Momenti i golit të parë të ndeshjes nga Cristante (Getty Images)

Edhe pjesa e dytë u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, ku goli përsëri erdhi vetëm nga mysafirët.

Ishte mesfushori slloven, Josip Ilicic, i cili përmbylli një aksion të mirë të mysafirëve, pasi në minutën e 71-të shënoi për 2-0 pas asistimit të Leonardo Spinazzolas.

Gjithë lojtarët e Atalantas duke festuar golin e Ilicicit (Getty Images)

Deri në fund të ndeshjes, Milani provoi të kthehet në lojë, por nuk arriti dhe në fund humbi edhe nga Atalanta me rezultat përfundimtar 2-0.

Pas kësaj humbje, Milani e sheh veten në pozitën e 11-të me 24 pikë, ndërsa Atalanta renditet në vendin e shtatë me 27 pikë.

Rossonerët në ndeshjen e radhës udhëtojnë te Fiorentina, ndërsa Atalanta e pret në shtëpi Cagliarin. /Telegrafi/

Milani nuk po këndellet as nën drejtimin e Gattusos (Getty Images)

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori