LAJMI I FUNDIT:

Milani planifikon kthimin e Allegrit

Milani planifikon kthimin e Allegrit

Milani është duke i shqyrtuar mundësitë për kthimin e strategut italian, Massimiliano Allegri.

Trajneri aktual i Juventusit në vitin 2011 e fitoi Scudetton me Rossonerët, skuadër që e kishte drejtuar gjatë viteve 2010-2014.

Allegri e fitoi Scudetton me Milanin në sezonin 2010/2011 (FootTheBall)

Në vitin 2014, ai mori drejtimin e Zonjës së Vjetër dhe e ka fituar tri herë radhazi titullin dhe dy herë Kupën e Italisë.


La Repubblica raporton se drejtorët e Milanit, Massimiliano Mirabelli dhe Marco Fassone, mendojnë që ta ndërrojnë trajnerin në sezonin e ardhshëm dhe objektivi kryesor është Allegri.

Fassone: Milanit i duhet më shumë kohë, i qëndrojmë pas Montellas
Lexo po ashtu Fassone: Milanit i duhet më shumë kohë, i qëndrojmë pas Montellas

Vincenzo Montella është nën presion të madh këtë sezon për shkak të rezultatateve jo të kënaqshme nga Rossonerët.

Ai ka qenë shumë i suksesshëm te Juventusi (Lega Serie A)

Carlo Ancelotti dhe Antonio Conte janë emrat tjerë që janë përmendur në të kaluarën si zëvendësues eventualë të Montellas.

Allegri ka nënshkruar me Juven deri në vitin 2020 dhe shefat e Milanit do ta kenë të vështirë ta bindin që të kthehet në San Siro.

Për më shumë, te Rossonerët ai do ta gjente Leonardo Bonuccin, me të cilin i ka prishur raportet në fund të sezonit të kaluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Premier League
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

La Liga
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Kalo në kategori