LAJMI I FUNDIT:

Milan identifikon dy lojtarë në kampionatin francez për të përforcuar mbrojtjen

Milan identifikon dy lojtarë në kampionatin francez për të përforcuar mbrojtjen

Teksa ‘Rossonerët’ janë të etur për të përforcuar fazën e mbrojtjes para sezonit të ardhshëm, Milan ka fokusuar vëmendjen e tyre tek dyshja që aktivizohen në kampionatin francez, Lilian Brassier (Brest) dhe Maxcene Lacroix (Wolfsburg).

La Gazzetta dello Sport ka raportuar se ekipi i Stefano Piolit do të ndajë rrugët me mbrojtësin Simon Kjaer në fund të sezonit, pasi nuk kanë shprehur interesim për të zgjatur kontratën e tij përtej sezonit aktual, si rezultat i lëndimeve të tij të shpeshta dhe mungesës së formës.

Për më shumë, Pierre Kalulu gjithashtu e gjen veten në një situatë të palakmueshme përkundër startit të tij të fuqishëm në sezonin 2021/2022, aty ku shkëlqeu në mbrojtje pasi iu bashkua atyre nga Lyoni pothuajse tri sezone më parë.


Kalulu ka hasur në vështirësi për të përsëritur formën e treguar gjatë atij sezoni dhe nuk ka marrë minutat e mjaftueshme këtë sezon.

Rrjedhimisht, gjiganti italian është përgatitur që të futet në treg për blerjen e një qendërmbrojtësi të ri në mënyrë që të përforcohet ajo fazë, sidomos duke marrë parasysh totalin prej 32 golave të pësuar në 27 ndeshje në Serie A deri më tani.

Për këtë arsye ata kanë identifikuar Lillian Brassier dhe Maxcene Lacroix si objektiva të mundshëm. Ky i pari kushton rreth 10-12 milionë euro pasi kontrata e tij skadon në verën e 2025, ndërkaq Lavroix po ashtu do të jetë në dispozicion për një çmim të volitshëm, pasi që edhe kontrata e tij po shkon drejt fundit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

La Liga
Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Përfaqësueset
Deco përshkruan planin e transferimeve verore të Barcelonës

Deco përshkruan planin e transferimeve verore të Barcelonës

La Liga
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori