LAJMI I FUNDIT:

Mikullovci: Kushtetuta e Kaçanikut ishte më e mirë se Kushtetua aktuale e Kosovës

Mikullovci: Kushtetuta e Kaçanikut ishte më e mirë se Kushtetua aktuale e Kosovës

Ish-deputeti i Kushtetutës së Kaçanikut, njëherësh deputeti aktual i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, me rastin e 27-vjetorit të miratimit të kësaj kushtetute, ka bërë thirrje që delegatëve të saj kohe t’u njihet statusi i deputetit.

Ai ka thënë për gazetën “Epoka e re” se Kushtetuta e Kaçanikut ka qenë më e mirë se Kushtetuta aktuale e shtetit të Kosovës.


“Në atë kohë kam pasur fletëndjekje dhe kam vepruar ilegalisht. Edhe pse policia më përcillte dhe e dinte ku isha, nuk më burgoste. Fletëndjekje kanë pasur edhe të tjerët dhe kemi shkuar ilegalisht grupe-grupe, prej të gjitha qyteteve të Kosovës. Kur na ka ndal policia në rrugë kemi thënë se po shkojmë në një syneti. Në fakt, kemi shkuar në mbrëmje në orën 20:00 dhe e kemi aprovuar Kushtetutën, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut. Jo vetëm unë, por e kanë thënë edhe ekspertët se Kushtetuta e Kaçanikut ka qenë e përpiluar shumë mirë. Atë e kanë përpiluar juristët më të mirë të asaj kohe. Prandaj e them me përgjegjësi të plotë se Kushtetuta e Kaçanikut është më e mirë se Kushtetua aktuale e Kosovës. Them kështu duke marrë parasysh pakicat minoritare, bashkëpunimin me shtetet fqinjë, zhvillimin ekonomik, të drejtat e njeriut dhe çështjet e tjera. Pra, ka qenë shumë më e përsosur se Kushtetuta e sotshme”, ka deklaruar Mikullovci.

Ai ka bërë me dije se gjatë këtij mandati si deputet do ta iniciojë kërkesën që delegatëve të Kushtetutës së Kaçanikut t’u njihet statusi i deputetit.

Sipas Mikullovcit, është për keqardhje që asnjë Qeveri që nga paslufta nuk i ka trajtuar si duhet delegatët e asaj kohe, duke mos ua siguruar një pension simbolik.