LAJMI I FUNDIT:

Mikel Arteta zbulon se çfarë i tha Declan Rice para se të bashkohej me Arsenalin

Mikel Arteta zbulon se çfarë i tha Declan Rice para se të bashkohej me Arsenalin

Declan Rice e është bërë lojtari i preferuar i thuajse çdo tifozi të Arsenalit, pavarësisht se ai u bashkua me londinezët këtë verë.

Mesfushori anglez e ka zëvendësuar për mrekulli Granit Xhakën në rolin më të thellë, ndërsa ka kontribuar edhe në sulm me vrapimet e tij të zgjuara përpara.


Mikel Arteta e ka pranuar ndikimin e Rice në anën e tij në një intervistë të fundit për Goal, duke thënë se ai është shumë inteligjent.

Carragher emëron lojtarin 'më me ndikim' në Ligën Premier, e cilëson ende të nënvlerësuar
Lexo po ashtu Carragher emëron lojtarin 'më me ndikim' në Ligën Premier, e cilëson ende të nënvlerësuar

“Rice është jashtëzakonisht inteligjent për të lexuar situata, për të ndarë lojën, për të fituar duele – duele vendimtare në zona të caktuara të fushës që na lejojnë të kundërshtojmë dhe të përparojmë në situata vërtet të rrezikshme”.

“Ai është me të vërtetë modest, qesharak, me të vërtetë punëtor. Ai është jashtëzakonisht i përkushtuar në gjithçka që dëshiron të bëjë. Declan dëshiron të fitojë gjithçka që bën. Me të vërtetë e lehtë, ai është i integruar në ekip në një mënyrë vërtet pozitive”, tha Arteta.

“E kemi grabitur, duhet tua japim edhe 29 milionë euro” - tifozët e Arsenalit mbledhin para për West Hamin për Declan Rice
Lexo po ashtu “E kemi grabitur, duhet tua japim edhe 29 milionë euro” - tifozët e Arsenalit mbledhin para për West Hamin për Declan Rice

Tutje trajneri spanjoll zbuloi edhe disa prapaskena nga bisedat që kishte me Ricen para se anglezi të transferohej në Emirates Stadium.

“Isha vërtet pozitiv për këtë, sepse kur fola me të, ai më përmendi shumë herë që nga dita e parë, ‘Unë thjesht dua të luaj për Arsenalin dhe dua të luaj me ty’ dhe ai e mbajti fjalën e tij deri në momentin e fundit dhe ne ishim mjaft të mirë për ta marrë atë”, përfundoi Arteta.

24-vjeçari deri më tani ka zhvilluar 22 ndeshje për Arsenalin ku ka realizuar edhe tre gola dhe ka asistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori