Chelsea mund t’ia prishë Arsenalit interesimin afatgjatë për yllin e Leipzig, Xavi Simons, por ‘Topçinjtë’ kanë dy armë të fshehta për të fituar garën ndaj rivalëve të tyre nga Londra për holandezin.  Pas fitores në Kupën e Botës për Klube, Chelsea është në proces të rindërtimit të skuadrës, duke shtuar tashmë Liam Delap dhe Joao Pedro këtë verë.   Noni Madueke ndërkohë është bashkuar me Arsenalin, ndërsa disa lojtarë të ekipit të parë si Raheem Sterling, Joao Felix dhe Ben Chilwell pritet të largohen.  Skuadra e Enzo Maresca po kërkon të përforcohet më tej, pas rikthimit në Ligën e Kampionëve, dhe Simons është bërë objektiv i ri këtë javë.  Raportet thonë se Simons dëshiron të largohet nga Leipzig pasi klubi nuk arriti të sigurojë pjesëmarrjen në garat evropiane për sezonin e ardhshëm, dhe ai mund të jetë i disponueshëm për më pak se 60 milionë euro. 

Arsenali mund të vazhdojë të jetë i interesuar për të pavarësisht ardhjes së Madueke, për shkak të vlerës së ulët të kartonit të tij.


  Nëse ndodh kjo, Mikel Arteta mund të shfrytëzojë dy “arma të fshehta” për ta bindur Simons të zgjedhë ‘Emirates’ në vend të ‘Stamford Bridge’.   Së pari, transferimi i ri Noni Madueke ka qenë shok skuadre me Simons te PSV Eindhoven dhe ata kanë pasur një marrëdhënie të mirë brenda dhe jashtë fushës para kalimeve të tyre të mëdha te PSG dhe Chelsea përkatësisht.   Së dyti, mbrojtësi i Arsenalit, Jurrien Timber, është bashkëlojtar i Simons në përfaqësuesen e Holandës, dhe mund ta ndihmojë për t’i treguar përfitimet e kalimit te Arsenali përpara Chelseat./Telegrafi/

telegrafi sport app