Mikel Arteta identifikon lojtarin që i duhet në janar për t’u shpallur kampion me Arsenalin

Mikel Arteta raportohet se ka identifikuar transferimin e parë të janarit pas barazimit të Arsenalit me rezultat 1-1 ndaj Fulhamit.
Ky barazim la ‘Topçinjtë’ në pozitën e tretë në Ligën Premier, teksa ata janë tashmë gjashtë pikë mbrapa liderit Liverpoolit, me këta të fundit që kanë një ndeshje më pak pasi derbi ndaj Evertonit të shtunën ishte shtyrë.
Në të njëjtën fazë sezonin e kaluar, Arsenali kishte 36 pikë të fituara pas 15 ndeshjeve në krahasim me 29 sosh këtë sezon, një tregues i qartë se ka pasur një rënie gjatë javëve të fundit.
Arteta dëshiron ta korrigjojë këtë duke bërë një blerje në fazën e sulmit dhe këtë synon ta realizojë që në afatin kalimtar dimëror.
Kjo sipas gazetarit Charles Watts, i cili ka raportuar se ata po vlerësojnë mundësinë për transferimin e Nico Williams pasi Arteta beson se nuk janë aq të fuqishëm në atë pjesë të fushës.
Saka dhe Martinelli kanë qenë lojtar kyç për Arsenalin gjatë sezoneve të fundit, teksa Leandro Trossard dhe Raheem Sterling janë në gjendje të luajnë në disa pozicione, por ata nuk kanë mjaftueshëm opsione që të ketë konkurrencë brenda skuadrës.
Williams thuhet se ka një klauzolë lirimi prej 48 milionë eurosh dhe tashmë disa lojtarë të Arsenalit ishin dëshmitar të kualitetit të tij kur u përballën me Spanjën në finale të Euro 2024./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Muller pyetet se kush është favoriti mes Leverkusenit dhe Bayernit në Ligën e Kampionëve – por ai bën lojëra fjalësh

Kush e zbuloi talentin e tij, cili klub ia ndërtoi shtëpinë dhe historia me presidentin e Teutës – Muhamet Dragusha, mysafiri i radhës në “Arena e Yjeve”

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit