LAJMI I FUNDIT:

Mike Pompeo do të hetohet për shfrytëzimin e pozitës shtetërore për partinë republikane

Mike Pompeo do të hetohet për shfrytëzimin e pozitës shtetërore për partinë republikane

Një demokrat i shquar në Kongresin e SHBA-ve njoftoi për nisjen e hetimeve ndaj vendimit të Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo për të mbajtur një video fjalim të regjistruar në kongresin republikan gjatë një vizite shtetërore në Jeruzalem.

Vendimi është një pjesë integrale e një skeme të mirë-krijuar të përdorimit të politikës së jashtme në arritjen e qëllimeve të partisë, ku për të cilën gjë ishte hetuar edhe presidenti Trump, tha kryetari i nënkomitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për politikë të jashtme, Joaquin Castro.


Lëvizja e Pompeos dëmton reputacionin e Amerikës dhe “populli amerikan meriton një hetim të plotë”, shtoi Castro, raporton CNN.

Fjalimi i Pompeos është caktuar për ditën e dytë të kongresit dhe raportohet se është regjistruar gjatë një vizite shtetërore në Jeruzalem dhe rajonit të Lindjes së Mesme, transmeton Telegrafi.

Në një letër të drejtuar Zëvendës Sekretarit të Shtetit Stephen Biegun, Castro kërkoi një shpjegim për veprimin e Pompeos, duke pretenduar se shkelte rregullat e Departamentit të Shtetit.

“Gjatë regjistrimit të fjalimit, Sekretari i Shtetit ishte në një udhëtim zyrtar dhe ka të ngjarë të jetë në një udhëtim zyrtar edhe kur fjalimi shfaqet në Konventën Kombëtare Republikane”, shtoi Castro në letër.

Paraqitja e Pompeos në kongres “është jashtëzakonisht e pazakontë dhe ndoshta e pashembullt”, dhe “mund të jetë e paligjshme”, përfundoi ai.

Demokratët pretendojnë se Pompeo po shkel ligjin e Hatchit, i cili ndalon zyrtarët e qeverisë të përfshihen në aktivitete partiake gjatë kohës që janë në detyrë.

Presidenti Donald Trump po kërkon të fitojë mbështetjen e anëtarëve të Kishës Ungjillore, një grup i fuqishëm zgjedhor në SHBA që mbështet politikat e tij pro-Izrael. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori