Mijëra holandezë urdhërohen të braktisin shtëpitë pasi një përrua shpërtheu argjinaturat

Mijëra njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre në jug të Hollandës, duke ikur nga një përrua që shpërtheu në argjinaturë.
Ndërkohë, kryeministri Mark Rutte shpalli një katastrofë kombëtare në provincën jugore të Limburgut, e cila shtrihet midis zonave të përmbytura në Gjermaninë perëndimore dhe Belgjikën.
Autoritetet filluan të evakuonin pjesë të mëdha të qytetit Venlo të premten gjersa banorëve nga komuna më e vogël e Mersen u tha gjithashtu që të linin pronat e tyre menjëherë, njoftoi reuters.
Pjesa më e madhe e Holandës është nën nivelin e detit, e mbrojtur nga një sistem kompleks i argjinaturave antike dhe pengesave moderne të çimentos që parandalojnë ujin nga deti dhe lumenjtë.
Ushtria më vonë arriti të forconte argjinaturën afër Mersen, por urdhri i evakuimit mbeti në fuqi.
Ushtarët punuan shumë për të forcuar argjinaturën për të mbrojtur fshatin afër Vesem nga lumi i fryrë Meuse. /Telegrafi/





















































