Çifti Naim Abazi dhe Mihrije Braha kanë qenë të ftuarit e radhës në emisionin “N’Kosovë Show”.

Dyshja në fjalë kanë shpalosur më të rejat e tyre në karrierë, ndërsa nuk kanë hezituar të flasin edhe për jetën private.


Në një moment, moderatori i emisionit ka pyetur këngëtaren Braha se si i ka raportet me vjehrrën.

Dhe në përgjigjen e saj, këngëtarja ka thënë se që në fillim i ka ruajtur raportet e mira me gjithë familjen e Naimit, dhe jo vetë me vjehrrën.

Dhe pikërisht në këto momente, në skenë janë futur prindërit e Naimit, të cilët e kishin ruajtur befasi ardhjen e tyre.

Në momentin që ata hynë në emision, dyshja u ngritën në këmbë për t’i takuar dhe përqafuar ata.

Ndërsa, Mihrija nuk ka nguruar të bëjë edhe adetin e njohur të nuseve shqiptare, marrjen e dorës.

Harmonia mes tyre tregonte më së miri se të gjithë protagonistët e kësaj familje ruajnë raporte shumë të mira

Këtë momend, mund ta ndiqni nga minuta 44:10. /Telegrafi/