Përmes një postimi në Facebook, Mihrije Braha ka paralajmëruar këngën e saj më të re, të cilën do ta realizojë me videoklip. 

Këngëtarja i ka njoftuar fansat e saj se kënga do të titullohet “Dhimbje e mall”.


Beni Baksi është kujdesur për muzikën dhe orkestrimin e kësaj kënge, me tekst të Naim Abazit.

“Së shpejti kënga më e re, “Dhimbje e mall”. Teksti Naim Abazi, muzika dhe orkestrimi Beni Baksi. Në regji të regjisorit Blerdi Malushi, shumë shpejt edhe klipi. Ju puth fort juve fansave”, ka shkuar Mihrija. /Telegrafi/