Mihajlloviç: Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të investojnë bashkarisht në tejkalimin e krizës energjetike
“Iniciativa “Ballkani i Hapur” paraqet një mundësi për Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që bashkërisht të zbatojnë projekte në fushën e energjisë, kryesisht në fushën e kapaciteteve të reja dhe për të forcuar sigurinë energjetike”, tha zëvendëskryeministrja serbe dhe ministrja e Minierave dhe Energjisë Zorana Mihajlloviç.
“Iniciativa “Ballkani i Hapur” është një mundësi e shkëlqyer për lidhje dhe bashkëpunim për një fluks më të madh njerëzish, mallrash dhe kapitali, si dhe për projekte të përbashkëta, tha Mihajlloviç sot në Beograd, ku mbahet Panairi i Parë Ndërkombëtar i Verës, Ushqimit dhe Turizmit.
Panairi organizohet në kuadër të Iniciativës “Open Balkans”.
Ajo theksoi se sot në Beograd vijnë kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe se ky takim do të jetë i frytshëm.
“Kemi edhe një grup të përbashkët të krizës energjetike, për të cilin folëm së fundmi në Tiranë. Kemi disa projekte me Maqedoninë e Veriut që planifikojmë t’i zbatojmë. Njëri është gazsjellësi me një kapacitet prej 1.4 miliardë metra kub gaz që do të kushtojë rreth 20 milionë euro. Ne po diskutojmë gjithashtu mundësitë e ndërtimit të një termocentrali të përbashkët diellor”, tha Mihajlloviç.
Kur është fjala për Shqipërinë dhe ndërtimin e një terminali të ri LNG, shtoi ai, po diskutojmë mundësitë që Serbia të jetë pjesë e atij projekti.
“Ai terminal duhet të funksionojë për dy vjet. Ai do të ketë një kapacitet prej pesë miliardë metra kub gaz dhe do të ishte shumë domethënëse të kishte mundësi furnizimi. Ajo që është e rëndësishme për të tre vendet, për të cilën kemi diskutuar gjithashtu, është balancimi i përbashkët i energjisë elektrike, duke pasur parasysh faktin se të gjithë kemi objekte që përdorin burime të ripërtëritshme të energjisë dhe plani është që ato të rriten”, thekson Mihajlloviç.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani tregon mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Protestat në maj të 2023 në Zveçan, serbi i arrestuar dërgohet në mbajtje
“E shoqërojnë 150 persona”- media greke zbardh detajet e vizitës së Ramës në Athinë
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë