Fenomeni i migrimit të qytetarëve të Kosovës drejt vendeve të perëndimit, përveç që ka ndikuar që shumë fshatra të vendit të zbrazen, shpresa duket të jenë të vogla që ky trend të ndalet.
Fshati Dol, ndonëse ka shtëpi shumë të bukura, aty mungojnë banorët, e ata të paktë që kanë mbetur tregojnë se shumë familjarë të tyre tashmë jetojnë prej disa vitesh në Evropën Perëndimore, e që mungesa e perspektivës për një jetë më të mirë, i ka bërë edhe ata që i kanë “rezistuar” largimit deri më tani, ta shqyrtojnë seriozisht këtë mundësi.

Luz Nue, banor i fshatit Dol, ka treguar për Telegrafin se është i dhimbshëm fakti i largimit masiv të të rinjve nga kjo pjesë e Kosovës, duke theksuar se emigrimi do të ndikojë që fshatit t’i mungojnë loja dhe zhurma e fëmijëve.
Ai ka thënë se i ka tre fëmijë, e sipas të cilit vajza e tij e vogël tre vjeçare, kur të arrijë kohën për të filluar shkollën, mund të ndodhë që të jetë e vetme në klasë.
“Mendoj se është shumë i mërzitshëm dhe i dhimbshëm ky fakt”, ka shtuar Nue.
Kryetari i Bashkësisë Lokale të Dolit, Kastriot Tahiri, ka sqaruar se emigrimi i të rinjve po vazhdon në masë shumë të madhe. Ai ka thënë se vetëm vitin e kaluar kanë emigruar mbi 15 persona, e që në vitin 2020 sipas tij, pritet të largohen një numër i konsiderueshëm.

“Gjendja do të jetë jo e mirë në të ardhmen. Motivi kryesor i largimit është papunësia, mos perspektiva në këtë vend. Ata po detyrohen me kërku një jetë me të mirë në vende, si Gjermania, Zvicra, Kroacia, etj. Duhet të mobilizohemi që ta ndalim këtë emigrim që po ndodhë, duke qenë të bashkuar dhe duke ditur si mund ta përballojmë këtë gjendje”, ka treguar Tahiri, për Telegrafin.
Ai ju ka apeluar të rinjve që të përpjekën ta gjejnë vetën edhe në vendlindje, dhe mos ta marrin rrugën e kurbetit.
“Edhe të parët tonë kanë jetuar këtu edhe në kohë më të vështira, edhe në gjendje më të dobët. Por, ia kanë arritur t’ia dalin, e në padyshim që presim ditë më të mira të vijnë”, ka shtuar Tahiri.
Musë Gjini, arsimtar i fshatit, ka thënë se ai është pjesë e procesit mësimor që nga viti 1995, ku sipas tij, shkolla asokohe numëronte rreth 500 nxënës.
Ai ka thënë se statistikat flasin se në vitin shkollor 2003/2004, shkolla ka pasur diku 460 nxënës, derisa sot sipas tij, të dhënat flasin se shkolla ka vetëm 160 nxënës – bashkë me para fillorë ka 180 nxënës.

“Trendi është në rënie drastike, ku në një të ardhme të afërt ndoshta duhet me i marrë fëmijët që me i dërgu në ndonjë shkollë tjetër. Trefish më pak nxënës në shkollë, trefish me pak në fshat, shpresoj që nuk shkon edhe më poshtë. Ky trend do të thotë se fshati rrezikon të mbetet ne pleq e plaka”, ka shtuar Gjini.
David Bezhi, banor i Dolit, ka thënë për Telegrafin se ai si i ri i fshatit po qëndron në vendlindje sepse e ka një biznes familjar, përmes të cilit e siguron mbijetesën.
Por, ai nuk e mohon mundësinë që të largohet nga vendlindja në drejtim të vendeve perëndimore, e kjo sipas tij, mund të ndodhë nëse mbyllet perspektiva për të dhe familjen e tij.

“Mund të them se shumë të rinjë po largohen nga fshati, sepse mungon mundësia për punësim dhe perspektiva për një jetë më të mirë. Njerëzit kur nuk kanë alternativa, largohen nga Kosova, e më shumë se për veten, e bëjnë për pasardhësit, respektivisht gjeneratat e reja”, deklaroi Bezhi, për Telegrafin.
Ai ka thënë se problemet me punësim dhe një jetë stabile, kanë bërë që shumë prej bashkëfshatarëve që janë të rinjë sipas tij, t’i shtyjnë martesat, e që do të bie edhe numri i lindjeve dhe shtimit të popullsisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Trajkoviq: Milan Radoiçiq vazhdon të ushtrojë presion ndaj serbëve në Kosovë

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa