LAJMI I FUNDIT:

Miftaraj: VV-ja ngadal dhe sigurt po e korrupton luftimin e korrupsionit në Kosovë

Miftaraj: VV-ja ngadal dhe sigurt po e korrupton luftimin e korrupsionit në Kosovë
Ehat Miftaraj nga KDI

Ehat Miftaraj, drejtor Ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi, ka kritikuar partinë në pushtet – Lëvizjen Vetëvendosje – duke thënë se ngadal dhe sigurt “po e korrupton luftimin e korrupsionit në Kosovë”.

Sipas tij, kjo parti po ofron imunitet të plotë për secilin anëtar të saj kur kapen në afera korruptive, kështu duke mos lënë shpresë te qytetarët se është ndryshe nga subjektet tjera politike.

“Nga një parti plot gojën luftë kundër korrupsionit, qeverisje me duar të pastra, depolitizim të bordeve dhe ndërmarrjeve publike, është kthyer në pushtet ku luftohet korrupsioni vetëm ndaj kundërshtarëve politikë”, ka shkruar Miftaraj në rrjetin social Facebook.

Ky reagim i tij vjen pasi Partia Demokratike e Kosovës akuzoi ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvallën, dhe Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fitim Damkën, se kanë shpenzuar kundërligjshëm 1 milion e 40 mijë euro nga buxheti i shtetit përmes një “Memorandum Bashkëpunimi”, në mes të MZHR-së dhe Caritas-it Zviceran.

E sipas Miftarajt, reagimi i Qeverisë për këtë rast do të duhej të ishte i ashpër, i drejtpërdrejtë dhe pa i kompromis.

“Këtë nuk po e shohim, së paku jo deri tani. Kultura e pandëshkueshmerisë sinonim i qeverisjes në Kosovë”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori