LAJMI I FUNDIT:

Microsoft ua ndalon punonjësve t shfrytëzojnë Slack, Google Docs dhe Amazon Web Services

Microsoft ua ndalon punonjësve t shfrytëzojnë Slack, Google Docs dhe Amazon Web Services

Të mbajturit fshehtë e të dhënave sekrete, është shumë e vështirë kur të gjitha bisedat, projektet dhe punën e vështirë, rivalët e kanë di në shuplakë të duarve.

Në  mënyrë që t’i mbajë rivalët larg nga punishtet e mbyllura, Microsfort ka krijuar një listë shërbimesh, të cilat ua ka ndaluar punonjësve që t’i përdorin, transmeton Telegrafi.


Mes këtyre shërbimeve shumë profesioniste, është Slack, Google Docs, Amazon Web Services, si dhe shumë të tjera.

Derisa janë shumë praktike për shfrytëzim mes punonjësve, në të njëjtën kohë mund të mbledhin edhe shumë të dhëna, që një kompani i konsideron të fshehta.

Megjithëse nuk i ka kapacitetet e duhura, për t’i ofruar të gjitha shërbimet e komunikimit dhe ruajtjes së të dhënave, Microsoft u kërkon punonjësve të mos i përdorin shërbimet e huaja.

Lajmin e shpërndarë nga GeekWire, nuk e ka konfirmuar Microsoft, derisa njohës të komunikimit kanë thënë se ky hap është shumë i rëndësishëm, në mbrojtjen e të dhënave. /Telegrafi/