LAJMI I FUNDIT:

Microsoft prapë i interesuar për Yahoo?

Microsoft prapë i interesuar për Yahoo?

Sipas shkrimit të Reuters, i cili thirret në burime të paemëruara, Microsoft thuhet se prapë po mendon për të bërë një ofertë për blerjen e Yahoosë, e në këtë transaksion ai pritet që të hyj me ndihmën e një partneri të paemëruar.

Në raportin e Reutersit thuhet se në Microsoft ende nuk kanë marrë vendimin për atë se a do ta bëjnë apo jo edhe një ofertë tjetër për Yahoonë, duke pasur parasysh se në kompani ekzistojnë fraksione të ndryshme të cilat kanë mendime kundërthënëse.

Nëse këto informata janë të sakta, Microsoft do të ju bashkëngjitet kompanive të shumta të cilat sipas pohimeve janë të interesuara për blerjen e Yahoosë. Në mesin e blerësve potencial ndodhen kompania kineze Alibaba, dhe fondet për investime siç janë Silverlake Partners dhe Andreessen Horowitz.

Microsoft tashmë një herë ka provuar të blej Yahoonë në vitin 2008 duke ofruar përafërsisht 50 miliard dollarë për kompaninë, por atëherë oferta ishte refuzuar nga ana e Yahoosë që udhëhiqej nga themeluesi i kompanisë Jerry Yang. /Telegrafi/


Në trend Teknologji

Më shumë
Luftë titanësh: Kush çfarë tha në përplasjen Musk, Altman dhe Nadella pasi Trump njoftoi projektin 500 miliardë dollarësh për 'Al'

Luftë titanësh: Kush çfarë tha në përplasjen Musk, Altman dhe Nadella pasi Trump njoftoi projektin 500 miliardë dollarësh për 'Al'

Teknologji
Samsung sapo prezantoi serinë e re Galaxy S25 - detajet dhe specifikat që duhet të dini

Samsung sapo prezantoi serinë e re Galaxy S25 - detajet dhe specifikat që duhet të dini

Teknologji
ChatGPT jashtë funksioni

ChatGPT jashtë funksioni

Teknologji
Roboti humanoid i EngineAI ecte para punonjësve

Roboti humanoid i EngineAI ecte para punonjësve

Teknologji
Musk kundërshton projektin 500 miliardë dollarësh me Al të Trumpit: Ata në fakt nuk kanë para

Musk kundërshton projektin 500 miliardë dollarësh me Al të Trumpit: Ata në fakt nuk kanë para

Teknologji
ChatGPT

ChatGPT "rikthehet në punë" pas ndërprerjes që goditi mijëra përdorues në mbarë botën

Teknologji
Kalo në kategori