LAJMI I FUNDIT:

Microsoft ndalon pranimin e pagesave me Bitcoin

Microsoft ndalon pranimin e pagesave me Bitcoin

Pjesë e kësaj zhurme të Bitcoin janë vetë investitorët e kriptomonedhave, por siç duket kompanitë e mëdha të teknologjisë nuk janë të gatshme që të investojnë në këto monedha.

Këtë të hëne raportohet se Microsoft ka ndaluar së pranuari pagesat me Bitcoin. Sipas “Bleeping Computer”, përcjell Telegrafi, kompania ka ndaluar pagesat me Bitcoin për shkak të paqëndrueshmërisë së kriptovalutës. Këto raporte u konfirmuan edhe nga “Crypto Coin News”, mirëpo derisa kompania të lëshojë një njoftim është e vështirë të thuhet se është një ndryshim zyrtar.

Një anëtar i ekipit të llogarive dhe faturimit të Microsoft për “Crypto Coin News”, tha se kanë ndërprerë pagesat me Bitcoin për shkak të “lëshimeve të shumta që po ndodhin me kriptovalutën”.

Çmimi i Bitcoin gjatë dy muajve të fundit është luhatur në mënyrë dramatike dhe tarifat e transaksionit për të bërë blerje me të janë rritur. Këta dy faktorë kanë bërë të pamundur që të kryejnë pagesa të vogla.

Në vitin 2016 kompania kishe ndaluar së pranuari pagesa me Bitcoin, por përsëri kishte filluar t’i pranonte ato, duke supozuar që paqëndrueshmëria mujore e kriptovalutës në një farë mënyre mund të vihet nën kontroll. /Telegrafi/