LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: OBRM-PDUKM po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme presidenciale

Mickoski: OBRM-PDUKM po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme presidenciale

OBRM-PDUKM po përgatitet për raundin e ardhshëm të zgjedhjeve presidenciale, tha sot kryetari i partisë, Hristijan Mickoski gjatë vizitës së tij në Manastir, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Udhëheqësi i partisë opozitar OBRM-PDUKM-së gjithashtu tregoi se nëse shumica parlamentare merr vendim për zgjedhje të parakohshme, partia të cilën ai e kryeson do të jetë e gatshme.


“OBRM-PDUKM do të përballojë të gjitha presionet, OBRM-PDUKM nga dita në ditë është më e fortë, OBRM-PDUKM është po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të cilat do të mbahen në pranverë, ndërsa nëse shumica parlamentare vendos, OBRM-PDUKM do të jetë e gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Mickoski i cili sot ishte në Manastir për nder të ditës së përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Ai tha se shpreson që Maqedonia së shpejti do të fitoj mundësinë e merituar që të bëhet pjesë e familjes evropiane, sepse siç tha, në ditën e fundit, interesi i gjithë qytetarëve dhe politikanëve është që Maqedonia të ketë sukses./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Siguri
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai

Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai

I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para

I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Lajme
“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

Drejtësi
Kalo në kategori