LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Nuk shoh nevojë për takime të fshehta me Kovaçevskin, deri më tani nuk ka asnjë iniciativë për asnjë lloj takimi

Mickoski: Nuk shoh nevojë për takime të fshehta me Kovaçevskin, deri më tani nuk ka asnjë iniciativë për asnjë lloj takimi

Nuk kam pasur një takim të fshehtë. Takimet sekrete nuk janë pjesë e karakterit tim. Nëse Kovaçevski dëshiron që të diskutojmë për qeverinë teknike apo për disa procese të tjera politike që pasojnë, jam në dispozicion, vetëm të koordinojmë terminet, kështu është përgjigjur në pyetjen e një gazetari kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski gjatë konferencës së sotme për media.

Ai shtoi se nuk e sheh pse një takim i tillë do të mbahet larg syve të publikut dhe se populli është i ngopur me takime të tilla sekrete.


“Ju e dini që kam kohë që e kërkoj një takim të tillë. Fillimisht më refuzuan, kështu që u bë gjimnastikë politike në skenën politike që në fund të fundit u bënë ato takime, ato takime drejtuese, përcaktimi i zgjedhjeve e kështu me radhë. Nuk e kuptoj pse kjo do të ishte larg fytyrës së publikut dhe vlerësoj që publiku duhet të ndërgjegjësohet. Mendoj se populli është i ngopur me takime, negociata dhe marrëveshje të tilla sekrete”, theksoi Mickoski.

Ai shtoi se është në dispozicion, nëse bien dakord për terminet, të kemi një takim të tillë ku do të diskutojmë për të ardhmen e Maqedonisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori