LAJMI I FUNDIT:

Mickoski në Samitin e PPE-së: Maqedonia i përket BE-së, kërkoj nga ju ta shpërndani këtë mesazh

Mickoski në Samitin e PPE-së: Maqedonia i përket BE-së, kërkoj nga ju ta shpërndani këtë mesazh

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, në fjalimin e tij në Samitin e Partisë Popullore Evropiane që mbahet në Zagreb tha se “Maqedonia i përket Bashkimit Evropian dhe për këtë shkak kërkoj nga ju që të keni rolin tuaj në shpërndarjen e këtij mesazhi”.

Sipas Mickoskit, Qeveria socialdemokrate e Maqedonisë nuk meriton stimulim pozitiv nga metropolet dhe Brukseli, por qytetarët e Maqedonisë e meritojnë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Pas 12 prillit të jeni të bindur se Qeveria pro-evropiane do të nxisë reformat dhe ndryshimet transformuese në shoqërinë tonë”, tha Mickoski.

Ai shtoi se në tre vitet e fundit, popullin e Maqedonisë e udhëheq një kryeministër socialdemokrat, Qeveria e të cilit, sipas Mickoskit, është sinonim i korrupsionit.

“Aktivitetet ditore të kësaj Qeverie përfshijnë mosrespektim të sundimit të së drejtës, politizim të shoqërisë dhe paaftësi që të krijohen ndryshime ekonomike dhe sociale. Megjithatë, ata lavdërohen për çdo ditë se janë transparentë.

Mickoski gjithashtu tha se roli i partisë së tij, si parti opozitare do të sjell ndryshime për qytetarët pas zgjedhjeve, atëherë kur do të formohet Qeveri stabile, dhe e orientuar drejt BE-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori