Letra drejtuar BE-së është duke u përgatitur, para se ta dërgoj dua të kem një pasqyrë më të qartë se ku jemi dhe çfarë mund të bëjmë, deklaroi sot në një konferencë për shtyp kryeministri Hristijan Mickoski, në përgjigje të pyetjes se deri ku është përgatitja e letrës me të cilën do të japë ide të reja për vazhdimin e negociatave dhe nëse pret një opsion apo optimizëm ndryshe nga Unioni.
“Nuk do të pajtohesha që nuk ka optimizëm. Nuk do të pajtohesha me qëndrimin se atje nuk ka mirëkuptim për qëndrimet tona”, u përgjigj Mickoski, duke shtuar se nëse nuk ndryshohet Korniza negociuese, atëherë “më së miri është të pranojmë gjithçka dhe të fshihemi”.
“Atëherë është më mirë të pranojmë gjithçka që kërkojnë fqinjët, të fshihemi, dhe atëherë do të jemi më të lumtur. Kështu unë nuk e drejtoj politikën. Nëse dikush tjetër ka bërë kështu politikën në të kaluarën, t’i grabisë qytetarët dhe të vetëfshihet, atëherë janë mundur para 4 muajve. Letra është duke u përgatitur. Nesër do të udhëtoj për në Berlin, do të ketë një takim të Procesit të Berlinit, do të bisedoj me një numër të madh të politikanëve evropianë, para se të dërgoj letrën dua të kem një pasqyrë pak më të qartë se deri ku mundemi dhe çfarë mund të bëjmë”, tha Mickoski.
Kryeministri fundjavën e kaluar paralajmëroi se përmes kanaleve të ndryshme institucionale do të drejtohet dhe do të punojë me Komisionin Evropian dhe partnerët për të gjetur një zgjidhje dinjitoze dhe në përputhje me interesat kombëtare.
“Diktate, të jetë e qartë, nuk pranoj. Për këtë proces nevojitet edhe mirëkuptim nga Unioni, i cili presim të tregojë të njëjtin besim në të ardhmen evropiane të rajonit tonë si është edhe besimi ynë. Maqedonia dhe qytetarët tanë kanë dhënë shumë dhe për një kohë të gjatë kanë qenë peng i problemeve dhe kërkesave dypalëshe. Nuk kërkoj ngushëllime dhe justifikime. Kërkoj respekt për popullin tim. Ne planifikojmë ta përfshijmë edhe opozitën në procese, kur të vijë koha për këtë. Nuk do të premtojmë gjëra që janë të paarritshme, por nuk do të anashkalojmë që ta konsultojmë opozitën dhe të kërkojmë mbështetje për përpjekjet tona. Megjithatë, synimet tona janë të përbashkëta dhe nuk kemi asnjë dyshim për këtë. Tashmë javën e ardhshme do t’u dërgoj një letër të gjithë të përfshirëve në të cilën do të informoj dhe konfirmoj vullnetin tim të qartë për dialog, reforma dhe gjetjen e një zgjidhjeje. Unë jam në dispozicion për ide dhe dialog dhe këtë të gjithë skeptikët duhet ta dinë. Tema të tilla si izolimi janë më shumë frikë dhe barrë psikologjike për skeptikët me prejardhje të ndryshme. Do vazhdojmë të ecim përpara, i pëlqen kjo dikujt apo jo”, nënvizoi Mickoski nga Ohri fundjavën e kaluar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje