LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Kjo është padrejtësi e madhe, kërkojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare (Video)

Mickoski: Kjo është padrejtësi e madhe, kërkojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare (Video)

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në konferencë për shtyp tha se ky është akt i tradhtisë dhe për këtë duhet përgjegjësi.

Mickoski kërkoi që të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me ato presidenciale, në të cilat tha se do t’i mposhtin ata që ndryshuan emrin e shtetit, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Partia jonë nuk e mbështet ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim ndryshimin e emrit kushtetues.Theksojmë se ndryshimi i Kushtetutës është bërë në mënyrë joligjore, jotransparente dhe kundër ligjeve. Me kërcënime dhe me presione. Ndryshimi i emrit, arsimit, historisë, kulturës është vendim i 81 deputetëve dhe jo vendim i joni. Ky është akt i tradhtisë”.

Miratohen ndryshimet kushtetuese, 81 deputetë votuan “për” Maqedoninë e Veriut
Lexo po ashtu Miratohen ndryshimet kushtetuese, 81 deputetë votuan “për” Maqedoninë e Veriut

“Me marrëveshjen e Prespës bëhet dëm i madh mbi shtetin e Maqedonisë. OBRM-PDUKM do të bëj gjithçka që kjo padrejtësi të kthehet”.

“Maqedonia me ZAevin vetëm po humb dhe derisa këto njerëz janë në pushtet, Maqedonia do të vazhdojë të humb. Për këtë kjo duhet të ndalohet dhe dërpritet. Për shkak të kësaj, OBRM-PDUKM kërkon lëshim të Kuvendit dhe mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me ato presidenciale. OBRM-PDUKM do të fitojë dhe vullneti i popullit do të përmbushet”, tha mes tjerash Mickoski.

I pyetur nga gazetarët se si do të veprojë partia e tij në të ardhmen në Kuvend, ai tha se këtë do ta shqyrtojnë brenda partisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori