Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski so tha se “për fat të keq, sot ne po përjetojmë humbje masive jetë njerëzish për shkak të cilësisë së dobët të shëndetit. Është shqetësuese për të gjithë ne. Kjo nuk është politikë ditore, edhe pse politikanët që udhëheqin me departamentin janë përgjegjës, këtu bëhet fjalë për shëndetin e qytetarëve. Për jetën e fëmijëve, të rinisë dhe të rriturve”.

Ai shtoi se asnjëherë më parë në Maqedoni nuk ka ndodhur ajo që po ndodh sot. Ku ka dhjetëra vdekje në dhjetë ditët e fundit. Ka vdekje pas dhe para operacionit. Ai shton se ka vdekje nga epidemitë, fruthi dhe gripi.  Ndërsa nga qeveria nuk ka asnjë veprim.

Mickoski gjithashtu thotë se tre të rinj vdiqën për dy ditë për shkak të epidemisë së fruthit dhe dy persona vdiqën nga virusi i gripit.

“Manipulojnë me vaksinat MRP. U zbulua se kishte me afat të skaduar. Ministri Filipçe e gënjeu opinionin duke vaksinuar në mënyrë të rreme mbesën e tij.

Për shkak të pakujdesisë dhe mosrespektimit të protokolleve ligjore, është përhapur fruthi dhe në mesin e fëmijëve të tjerë të sëmurë që gjenden në klinikë. Një baba 33-vjeçar dhe bashkëshort vdiq nga terapia joadekuate. Gruaja 61-vjeçare vdiq vetëm sepse u transferua nga një spital në tjetrin, me një shpjegim, imagjinoni se nuk ka vend të mjaftueshëm dhe shtrat të lirë”, tha Mickoski./Telegrafi/