LAJMI I FUNDIT:

Dalin pamjet nga takimi i liderëve të BE-së me Kurtin e Vuçiqin

Dalin pamjet nga takimi i liderëve të BE-së me Kurtin e Vuçiqin

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, paralajmëroi mundësinë e takimeve të reja të udhëheqësve evropianë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ndërkohë Bashkimi Evropian ka publikuar pamje nga takimi që po zhvillohet në Bruksel.


Ndryshe, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, përmes një postimi në platformën X ka njoftuar për takimet që sot bashkë me Scholz, Macron e Meloni kanë pasur me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka thënë se është shumë e rëndësishme që palët të rikthehen në procesin e normalizimit dhe që të ndodh de-përshkallëzimi.

“Me Josep Borell dhe kolegët e BE-së, u takuam me kryeministrin Albin Kurti dhe më pas me presidentin Aleksandar Vuçiq. De-përshkallëzimi dhe kthimi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është thelbësor. Pres që Këshilli i BE-së të diskutojë më tej”, ka shkruar Michel ku ka publikuar fotografi nga takimi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me liderët evropianë, ka nisur pasditen e së enjtes një takim me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Përfaqësues të SHBA-së, BE-së, Gjermanisë, Italisë dhe Francës, të njohur si “pesëshja e madhe”, vizituan Prishtinën dhe Beogradin më 21 tetor dhe u paraqitën palëve një plan për normalizimin e marrëdhënieve./Telegrafi/